10.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeZGJEDHJE 2024: Të premten fillon mbledhja e nënshkrimeve për president dhe deputetë...

ZGJEDHJE 2024: Të premten fillon mbledhja e nënshkrimeve për president dhe deputetë në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe para noterëve të autorizuar

 Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe kandidatët për deputetë fillon të premten më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars, konform afateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

KSHZ në seancë e miratoi Rregulloren për mbledhjen e nënshkrimeve e cila sot do të publikohet në ueb faqen e Komisionit sec.mk.

“Mbledhja e nënshkrimeve zhvillohet para të gjitha zyrave rajonale dhe zyrave të KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve të autorizuar dhe për këtë do të publikohen edhe adresat e zyrave rajonale të KSHZ-së ku mblidhen nënshkrimet. Procedura fillon në datë 23 dhe vazhdon pa ndërprerë çdo ditë. Zyrat rajonale do të punojnë me dy turne. Në mëngjes nga ora 8 deri në mbrëmje në orën 20, ndërsa ditën e fundit më 8 mars do të punojnë deri në ora 24”, ka thënë anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetje të listës së dorëzuar të kandidatëve për president dhe deputet, siç tha ai, fillon me dërgimin e njoftimit dhe deklaratës në KSHZ nga ana e kandidatit të propozuar, përkatësisht personit të autorizuar nga ana e tij me njoftim të përgjithshëm të vërtetuar në noter. Dokumentet e nevojshme do të publikohen në ueb faqen e KSHZ-së dhe të gjithë të interesuarit  mund t’i shkarkojnë nga aty.

KSHZ-ja sot miratoi edhe Rregulloren për sjelljen e policisë gjatë mbajtjes së zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski, theksoi se bëhet fjalë për Rregulloren e njëjtë nga zgjedhjet e vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments