12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaEkonomiShpenzimet minimale të një familjeje në shkurt janë 57.476 denarë

Shpenzimet minimale të një familjeje në shkurt janë 57.476 denarë

Shpenzimet minimale të një familjeje në shkurt janë rritur për 313 denarë në krahasim me janarin, tregojnë të dhënat e shportës konsumatore sindikale.

Sipas të dhënave të publikuara sot, vlera e shportës minimale sindikale në shkurt është 57.476 denarë dhe në krahasim me janarin kur ishte 57.163 denarë është rritur për 313 denarë.

Me banesë të marë me qira nga 60 katrorë, shpenzimet minimale në shkurt janë 72.851 denarë dhe janë rritur për 213 denarë në krahasim me janarin.

Më së shumti para, gjegjësisht 21.219 denarë janë të nevojshme për ushqim, ndërsa pastaj për shpenzime të përgjithshme gjegjësisht pagesën e ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments