11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI: Vështirë të bindet Ali Ahmeti, prioritet ka misionin jo funksionin!

BDI: Vështirë të bindet Ali Ahmeti, prioritet ka misionin jo funksionin!

“Kryeministri shqiptar po vjen”, “Agjenda e gjelbër”, “Diçka e re po vjen” ishin disa nga slloganet që u paralajmëruan nga BDI-ja.

Ditëve të fundit aktuale është sllogani “Ali Ahmeti vjen me lajmin e madh”. Ky paralajmërim me të madhe shpërndahet nëpër rrjetet sociale dhe padyshim se ka të bëjë me pozicionimin e integristëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

BDI-ja siç njofton Klan M, pritet që këtë javë ta bëjë publike kandidatin presidencial. Në sipërfaqe dolën disa emra, mes tyre edhe lideri Ali Ahmeti, por ende nuk ka një vendim.

Në emisionin “360 shkallë” Artan Grubi nga BDI-ja, ka theksuar se vështirë është për ta bindur Ali Ahmetin, pasi do të mbetet në përcaktimin e tij për mision e jo për funksion.

“E dini qëndrimin e tij; Unë jam misionar nuk jam funksionar. Nuk jam në parti politike, e as në politikë për të marrë funksione, por që misioni të jetë I suksesshëm. Para këtij argumenti të gjithë duhet të tërhiqemi. Por, nëse pyesni cilin do anëtar apo votues të BDI-së, padyshim se do të përcaktohet për Ali Ahmetin” – tha Artan Grubi.

Se vështirë do të jetë të bindet Ali Ahmeti që të jetë kandidat presidencial I BDI-së, e thotë edhe Kryeministri Talat Xhaferi. Sipas Tij, Ahmeti ka mision dhe nuk është pretendent për funksione.

“z.Ahmeti ka mision. Nuk ka nevojë të dëshmojë se kush dhe cfarë është pas kontributeve 50 vjecare për këtë shtet dhe qytetarët. Misioni I tij është Evropa dhe BE-ja. Ai duhet të vazhdojë të punojë në misionin e tij. Nuk mendoj se e ka prioritet garën për funksione. Nëse do të dëshironte funksione për vete, gjatë 22 viteve të kaluara mund të ishte cfarë të donte” – deklaroi kryeministri Talat Xhaferi.

Sidoqoftë, vendimin për kandidat presidencial, BDI-ja duhet ta bëjë publike sa më shpejt, për shkak se më 23 shkurt nis grumbullimi i nënshkrimeve që zgjat deri më 8 mars.

Grubi konfirmoi se këtë javë do të dihet emri I kandidatit, sipas tij, fituesit në bllokun shqiptar, me mundësi për të kaluar edhe në rrethin e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments