14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (19-shkurt)
rreth orës 19:40 në rrugë e “Lubotenit” në Tetovë, me
urdhër të gjykatës dhe me urdhër arresti, kanë arestuar
31-vjeçarin S.Xh. nga Tetova, i dënuar me dy vjet burg
për vepër të kryer penale “vjedhje të rëndë”. Ai është
mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe i njëjti do të
dorëzohet në Institucionin Korrektues Penal, burgu
Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.
……
Mbrëmë (19-shkurt) rreth orës 22:50, në rrugën
lokale për në kamnjan të Tetovës, efektivët e policisë të
SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 47-vjeçarin F.I. nga
Sellarca e Epërme e Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer
ndaj tij dhe veturës “folksfagen polo” me targa regjistrimi
të Tetovës, të cilën e drejtonte, është gjet dhe konfiskuar
kokainë dhe marihuanë. Ai është mbajtë në Stacionin
Policor të Tetovës për zbardhje të plotë dhe dokumentim
të çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë
përkatëse.

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (19-shkurt)
në ora 13.45 kanë privuar nga liria 48-vjeçar S.F. nga
Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga vajza e tij 24-
vjeçare se më datë 17 të këtij muaji, rreth orës 14:00 e
kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Ai është
mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe
dokumentimin e çështjes dhe kundër tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse

——-

Pesëdhjetë e pesë vjeçari R.F. nga Reçica e Vogël
e Tetovës, dje (19-shkurt) në orën 20:30 në SPB Tetovë
ka raportuar se para shtëpisë së tij familjare në Reçicë
të Vogël, është sulmuar fizikisht nga tre persona,
familjarë të tij. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe
dokumentimin e rastit.
……
Dje (19-shkurt) rreth orës 20:50 në SPB-Tetovë
është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec,
në dalje të fshatit Negotinë, një veturë “Seat” me targa
regjistrimi të gostivarit të drejtuar nga një i mitur nga
Senokosi i Gostivarit, ka fluturuar nga rruga dhe ka
goditur mjetin ngarkues ,,reno” të parkuar me targa të
gostivarit, pronë e një banori nga Negotina. Në aksident,
shoferi ka pësuar lëndime trupore, kurse bashkëudhëtari
i tij i mitur nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime të rënda
trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid
Murad” në Gostivar, ku ishin transferuar për tu ofruar
ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e
ka kryer një ekip nga Departamenti i punëve të
brendshme-Gostivar.

——————–

Dyzet e nëntë vjeçarja A.I. nga Tetova, dje (19-
shkurt) në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Boris
Kidriç” në Tetovë djali i saj i mitur është kafshuar nga një
qen i endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments