15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaZelensky: Ukraina ka thyer ”shtyllën kurrizore” të ushtrisë ruse

Zelensky: Ukraina ka thyer ”shtyllën kurrizore” të ushtrisë ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ushtria e tij i ka shkaktuar dëme të rënda ushtrisë ruse pavarësisht rënies së qytetit port kryesor të Mariupolit.

”Ukraina ka ‘thyer shtyllën kurrizore’ të ushtrisë ruse. Ata nuk do të jenë në gjendje të ngrihen përsëri në këmbët e tyre për vitet e ardhshme”, theksoi Zelensky në një intervistë televizive.

Komentet e tij erdhën pasi 2 400 luftëtarët e fundit të Mariupolit u dorëzuan dhe u kapën rob.

Kievi do t’i kthejë të gjitha. Ukraina do të shohë një kthim në vijat e frontit përpara 24 shkurtit, kur Rusia nisi pushtimin”, shtoi ai.

Ata nuk na pushtuan dhe ne mbrojtëm më së miri vendin tonë”, shtoi ai megjithëse mbetet shumë e vështirë dhe diplomacia duhet të bëjë hapa të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments