Zejdi: Nuk do ta mbështesim propozimin për Avokat të Popullit, është i varur politkisht

48

Koalicioni Ash-AAA nuk do ta përkrahin propozimin për Avokat të Popullit. Zejdi Rexhepi nga ky koalicion tha se jo vetëm që nuk do ta përkrahin, por do të plasojnë dëshmi se kandidati Naser Ziberi është i varur politikisht.  

Propozimi për Avokat i Popullit nuk është as i pavarur as nuk mbron qytetarët karshi institucioneve shtetërore, deklaroi Zejdi, përcjell TV21.Është e drejtë e VMRO-DPMNE-së, ne nuk na lidhë asgjë me koaliconin e VMRO-së dhe subjekteve tjera politike, ne e kemi kërkuar edhe tani në seancë që të largohet pika për Avokatin e Popullit, për shkak që Avokati i Popullit e ka detyrë dhe obligim të jetë i pavarur politikisht dhe detyrë dhe obligim që mbojë interesat e qytetarëve karshi organeve shtetërore.” – deklaroi Zejdi.