13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZejd Rexhepi: Opozita me pak pushtet ju futi thika pas shpine njerëzve...

Zejd Rexhepi: Opozita me pak pushtet ju futi thika pas shpine njerëzve më të afërt!

Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u pyet se si e sqaron rreshtimin e tij me BDI-në, duke e ditur se karrierën e tij politike e ka ndërtuar duke qenë kundërshtar i partisë së Ahmetit.
Zejdi tha se ai ka realizuar opozitarizimin të cilin meritojnë ta kenë subjektet politike opozitare.
“Çdo fjalë që kam thënë unë ndaj institucioneve në kohën e qeverisjes pa marrë parasysh cila ka qenë, unë i ndej mbrapa atyre fjalëve dhe nuk pendohem fare për shkak se i kam thënë në momentin që i kam besu. Unë kam besuar se shqiptarët duhet ta ngrenë zërin nëse kanë problem arsimi në Çashkë, në Veles, kanë problem në vendbanimet tjera”, tha Zejd Rexhepi.
Zejd tha se në anën tjetër janë dy subjekte që të dyja kanë qenë në bashkëqeverisje me BDI-në dhe “gojën nuk e kanë hapur fare”.
“Alternativa me pak pushtet arritën të zhgënjejnë dhe të fusin thikë shpine njerëzve më të aftë që kaun patur në kuadër të subjektit politik, imagjinoni se po të ishin qenë në pushtet 22 vite çfarë dëmi do t’i kishin bërë këtij populli”, tha Zejdi.
Ai tha se në Kuvendin qendror kanë bërë këtë gjë duke analizuar dhe kanë konkluduar se opozita është më e keqe se BDI-ja. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments