10 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi / Virusi do të jetë i pranishëm për një kohë...

Zaevi / Virusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me të

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi në ‘Facebook’ shkroi se “është koha për normalitetin e ri”.

“Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të funksionojë. Masat po lehtësohen, institucionet kompetente vërtetojnë se epidemia është nën kontroll. Virusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me të”, shkruan Zaevi

Kreu i LSDM-së thotë se qytetarët duhet të kenë përgjegjësi më të madhe se se lufta nuk ka përfunduar.

“Të jemi të kujdesshëm dhe të kemi kujdes për shkak se me këtë ne i mbrojmë më të afërmit dhe e mbrojmë shëndetin tonë. Duhet t’i respektojmë të gjitha masat, në këtë mënyrë shpëtojmë jetë”, shkruan Zaevi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments