11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSpasovski / Kufijtë me vendet e rajonit hapen së shpejti,ndërsa zgjedhjet...

Spasovski / Kufijtë me vendet e rajonit hapen së shpejti,ndërsa zgjedhjet 22 ditë pas heqjes së situatës së jashtëzakonshme ( video)

Kryeministri Oliver Spasovski tha se e kanë obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive që të analizojnë mundësinë e hapjes së kufijve me vendet e rajonit në interes të qytetarëve. Spasovski gjithashtu sqaroi se të gjithë qytetarët e Maqedonsisë së Veriut që vijnë nga vendet e jashtmë në vendlindje përmes fluturimeve humanitare dhe transporteve humanitare tokësore e të cilët ofrojnë PCR test negativ për koronavirus jo më të vjetër se 72 orë, nuk do të shkojnë në karantinë shtetërore por në izolim

Data e zgjedhjeve është determinuar me dekretin me fuqi ligjore i cili vlen deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme. Në atë moment kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme për 22 ditë duhet të mbahen zgjedhjet dhe kjo është gjendje faktike. Prandaj duhet të realizohen zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm. Duhet të jemi parimorë, ndërsa zgjedhjet të jenë në atë moment kur do të ketë më së shumti kushte të krijuara, porositi sot kryeministri , Oliver Spasovski.

Ai theksoi se demokracisë së vendit dhe zhvillimit të vendit i nevojiten institucione stabile dhe kthim sa më i shpejtë në rrjedhën normale të funksionimit të shtetit, ndërsa qytetarëve të vendit u duhet Parlament funksional.

Një nga përgjegjësitë e Qeverisë, potencoi, është që sa më shpejtë t’ua sigurojë normalitetin e ri qytetarëve.

“Të gjithë që e kundërshtojnë normalitetin e ri, kontribuojnë që vendi të na mbetet në krizë shëndetësore ekonomike, ndërkaq kjo nuk është sjellje me përgjegjësi”, theksoi Spasovski, në konferencën për shtyp në të cilën u kumtua lehtësimi i masave restriktive për virusin Kovid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments