Kreu i LSDM-së pas takimit të liderëve në VIlën Vodno theksoi se ai ka propozuar që të shqyrtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e shtetit.
“Sot kur kemi një armik të përbashkët të quajtur virusi korona nuk është koha për kundërshtarë politik. Në takim kam hapur si diskutim edhe nevojën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke marrë parasyshë situatën, kjo do të ndihmonte në marrjen e masave si ekonomike ashtu edhe shëndetësore. Kemi përkuar nga presidenti Pendarovski që të mbledh ekip ekspertës për të gjetur mënyrën ligjore dhe formale për shtyrjen e zgjedhjeve”-pohoi mes tjerash Zaev.