8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami / Me rëndësi shëndeti i qytetarëve dhe jo zgjedhjet

Bilall Kasami / Me rëndësi shëndeti i qytetarëve dhe jo zgjedhjet

Kreu i Lëvizjes BESA pas takimit të liderëve u shpreh se për Lëvizjen BESA në rend të parë është shëndetimi qytetarëve, gjithçka tjetër është në rend të dytë, përfshi edhe zgjedhjet.

“Për ne si Lëvizje BESA më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve se sa zgjedhjet, apo ajo se kush do t’i fitoje këto zgjedhje, ne jemi të lumtur që edhe partitë tjera pajtohen me këtë konstatim dhe momentalisht parasëgjithash duhet pasur parasysh shëndetin e qytetarëve, të familjeve tona dhe gjithë të tjerëve. Për këtë shkak njëzëri u pajtuam të gjitha partitë politike se momentalisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. U pajtuam që nën organizim të Presidentit të thirren ekspertët që të gjejnë zgjidhje, për të dal nga kjo situatë”, tha Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments