6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Qeveria planifikon formimin e një Fondi për gazetari hulumtuese

Zaevi: Qeveria planifikon formimin e një Fondi për gazetari hulumtuese

Qeveria planifikon formimin e një Fondi për gazetari hulumtuese i cili do të shërbejë në krijimin e kampanjave mbi luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu parashihet krijim i një Fondi i cili do të nxisë prodhime të reja gazetareske. Këto komente kryeministri Zaev i bëri gjatë deklaratës së tij për media pas vaksinimit kundër Kovid 19 me vaksinën kineze Sinofarm.

“Besoj se ditëve në vijim do të mbahen mjaft takime dhe mbledhje para së gjithash me shoqatat e mediave por dhe me shoqatat e punonjësve mediatik dhe me të gjithë palët që të gjejmë mënyrë si nevojën e fushatave publike, siç është tani situata për fushatën publike për vaksinimin. Të ngremë vetëdijen me qëllim që sa më shpejtë të arrijmë imunitetin kolektiv dhe ta mundim pandeminë e Kovid 19”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments