Pasaportat false dorëzuar bosëve të drogës, janë nxjerrë jashtë përdorimit

65

A është e mundur që akoma të udhëtohet me 215 pasaportat e rreme maqedonase, që u janë lëshuar kryesisht kriminelëve nga rajoni? Ministria e Brendshme siguron që ata që morën pasaportë të falsifikuar nga këtu, nuk mund ta përdorin atë për të udhëtuar lirshëm nëpër botë. Policia jonë, përmes Interpolit, informoi të gjitha policitë se këto pasaporta janë të rreme, dhe se nuk mund të kalonin kufirin me ato.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Anulimi zyrtar i pasaportave në Ministrinë e Brendshme është në rrjedhë.”

Por, siç pritej, askush nga ata që morën pasaportë të falsifikuar, nuk do të vijë ti anulohet i njëjti nga shërbimet e pasaportave në vendin tonë. Derisa Ministria e Brendshme është në proces të anulimit të këtyre pasaportave, që disa prej shërbimeve i kanë lëshuar prej vitesh, dje pesë persona të akuzuar për këtë rast e pranuan fajin. Gjykata shqiptoi katër dënime efektive me burg, dhe një dënim me kusht. Me dy vjet e tre muaj u dënua edhe ndërmjetësi Raif Miftari, i cili ishte në kontakt me zyrtarët në Ministrinë e Brendshme, për të marrë një pasaportë false. Përveç këtyre pesë personave, se do të pranojë fajësinë, njoftoi edhe një e pandehur e cila dje nuk erdhi në gjkyatë, për shkak se ishte e sëmurë. Pra, nga 11 të akuzuarit që ishin pjesë e skemës së organizuar, vetëm pesë mbetën për ta dëshmuar pafajësinë e tyre në këtë rast. Gjykimi për ata është caktuar për nesër.