Koalicioni ASH-AAA: Në Aerodorom – lule, në Çair mure!

108

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar pas vendosjes së bankinave të betonit në bulevardin “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit. Në pres konferencën e mbajtur për media, Liridon Baftiu nga ky subjekt politik tha se, ky është poshtërim për banorët e kësaj komune dhe thanë përdorën standarde të dyfishta për këtë pjesë të Shkupit, të banuar kryesisht me shqiptarë, transmeton Portalb.mk.

“Derisa kryetari i Qytetit të Shkupit në pjesët e tjera të qytetit si Aerodrom, Karposh dhe Gjorçe Petrov mbjellë vetëm lule, në Çair që nga viti i kaluar mbjellë vetëm beton. Duke pasur këtu një kryetar kukull siç është kryetari i Çairit që është instaluar nga Shilegovi dhe shefat e tij qytetarët këtu janë vendosur nën trysninë e betonizimit dhe mëshirën e atyre që Çairin po e ndajnë në beton. Sikur të mos mjaftojnë ndërtesat ilegale që çdo ditë mbinë në Çair duke frymën qytetarët dhe që janë më të larta se korrupsioni i anëtarëve të komunës që e marrin për ato ndërtesa, Shilegovi ka vendosur të na poshtërojë edhe më shumë. Këtë mur e kemi quajtur muri i turpit Visar – Shilegov”, deklaroi Baftiu.

Ai e ka quajtur këtë mur të turpit, duke thënë se është zgjidhja më e keqe që mund të bëhej. “Konsiderojmë se kjo iniciativë dhe ky mur është vendimi më i keq i infrastrukturës të cilin mund të na ndodhte neve. Ky mur është poshtërim, është nënçmim dhe është zgjidhja më e keqe që mund të na bëhej neve. Duke marrë parasysh që Komuna e Çairit është komuna më e dendur në botë dhe duke mos qenë indiferent ndaj këtij turpi ne sot jemi këtu që ta shprehim revoltën tonë dhe përveç kësaj ta ilustrojmë me tekst turpin e këtij muri dhe ta emërtojmë me emrin e tij më të saktë “Muri i turpit”,

Opozita shqiptare i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu që të largohen bankinat e betonit dhe të gjendet një zgjidhje tjetër për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në këtë bulevard.