13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeZAEVI PËR GJUHËN E URREJTJES TË “KOMITËVE”: INSTITUCIONET NUK DUHET TË KENË...

ZAEVI PËR GJUHËN E URREJTJES TË “KOMITËVE”: INSTITUCIONET NUK DUHET TË KENË TOLERANCË!

Në lidhje me incidentin e djeshëm ka reaguar edhe kryeministri Zoran Zaev i cili ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar mbi gjuhën e urrejtjes të përdorur nga ana e tifo grupit në sheshin e Maqedonisë.
Ai ka thënë se Qeveria është informuar nga MPB se ata po ndërmarrin masa për zbardhjen e veprës penale pas çka do të informohet opinioni.

“Bëjmë thirrje deri tek Prokuroria në mënyrë aktive të veprojë në kuadër të kompetencave të saj dhe të veproj për rastin e djeshme në shesh. Apelojë deri tek tifo grupet dhe deri tek të gjithë qytetarët të përmbahen nga  dërgimi i porosive të cilët nxisin urrejtje dhe dhunë mbi bazë  racore, nacionale dhe fetare dhe mbi baza tjera, gjë që është e dënueshme në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes jo adekuate në ngjarjet sportive, si dhe Kodin penal. Institucionet nuk duhet të tolerojnë nxitje të urrejtjes dhe dhunës në bazë racore, nacionale, gjinore, seksuale apo çfarëdolloj përkatësie tjetër”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA, duke shtuar se rruga e vendit është para e jo mbrapa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments