3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZAEVI PARALAJMËROI NDRYSHIME NË PARTI, POR JO NË QEVERI EDHE BORISOVI KA...

ZAEVI PARALAJMËROI NDRYSHIME NË PARTI, POR JO NË QEVERI EDHE BORISOVI KA URUAR

Lideri aktual I LSDM-së, Zoran Zaev, është rizgjedhur më krye të socialdemokratëve, në zgjdhjet e para të brendshme. Për Zaevin kanë votuar 60.840 anëtarë të LSDM-së me të drejtë vote, “kundër” kanë qenë 888 dhe 249 vota ishin shpallur të pavlefshme. Të drejtë vote kanë pasur 68.999 anëtarë të partisë që kishin përditësuar anëtarësimin kurse është votuar në 237 vendvotime në 80 komuna të vendit. Zaevi nuk kishte kundërkandidat.

“Ardhja e pranverës shënon fillimin e ofensivës sonë pranverore për kthesë të re në veprimin politik të LSDM-së dhe RMV-së. Pasojnë reforma në ofertën e deritashme të LSDM-së, do të sjellim energji të re në radhët tona dhe do t`I hapim dyert për ata që janë të afërt me idetë socialdemokrate, do ta thellojmë luftën e filluar kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar dhe do të ngrisim motivimin për qytetarët tanë” – ka theksuar Zoran Zaevi.

Por, duke marrë parasysh se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk zhvillohen përmes partive, por nëpërmjet institucioneve, Zaevi është pyetur nëse përvec ndryshimeve kadrovike në parti planifikon edhe ndryshime në ekzekutiv.

“Nuk do të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare, unë jam I kënaqur me punën e Qeverisë dhe besoj se duhet të vazhdojmë” – ka thënë Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Zoran Zaevi

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

Borisov e ka uruar Zaevin për ri-zgjedhjen në krye të LSDM-së.

Mes tjerash, dy kryeministriat Zaev dhe Borisov u dakorduan se çështjet e hapura janë në kuadër të Marrëveshjes

“U pajtuam që zgjidhjet e çështjeve që u hapën mes dy shteteve, bazohen në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë”, tha mes tjerash Zaevi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments