8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Nëse nuk miratohet ligji, ekziston mundësi për votim edhe me letërnjoftim...

Zaevi: Nëse nuk miratohet ligji, ekziston mundësi për votim edhe me letërnjoftim të skaduar

Ligji për letërnjoftime është bllokuar me amandamente nga E Majta edhe pse partia politike BESA ishte mjaft fleksibile të parashtrojë amandament për fillim të veprimit prej vitit 2023 për përcaktim etnik të qytetarëve në letërnjoftime, duke vlerësuar se Evropa të deklarohet rreth kësaj çështjeje. Për mua ky është fleksibilitet I një partie serioze, deklaroi kryeministri Zoran Zaev sot në Jegunoc.

Ai informoi se mbi 40 mijë letërnjoftime nuk janë dhënë, ndërsa janë parashtruar kërkesa, disa prej tyre për herë të parë.

“Duke pasur parasysh se kështu është ngujuar kjo zgjidhje, mundësia e parë është me punë të Parlamentit prej 1 shtatorit të sillet ligji dhe të jepen ato letërnjoftime. Puna e dytë e Ministrisë së Drejtësisë, së bashku me resorët e tjerë kompetentë, të punojnë sit ë gjejnë mënyrë, me vendime, rregullore apo kritere, të japin mundësi edhe me letërnjoftim të skaduar të votohet, sepse qytetarët mund të votojnë edhe me letërnjoftim edhe me pasaportë. Por, të gjithë nuk kanë pasaporta”, deklaroi Zaevi.

Ai shfaqi bindje se që të rrumbullakësohet e drejta e qytetarëve të votojnë do të gjendet zgjidhje, sepse, siç tha, në praktikë dhe në të kaluarën me letërnjoftim të skaduar për shkak të pamundësisë të jepet letërnjoftim apo nga shpallja e zgjedhjeve kur letërnjoftimi është I skaduar, të jepej mundësia të mundeni edhe me afat të skaduar të këtyre dokumenteve të votohet.

Sipas Zaevit, problem është më thelbësor, jo vetëm për zgjedhjet. Shumica e bankave, përmendi, nuk i venë në funksion llogaritë e transaksionit me letërnjoftim të skaduar, kështu që qytetarët të mund ta marrin pensionin, ndihmën sociale, ndërsa disa kanë nevoja shëndetësore që janë të lidhura me letërnjoftimin apo me llogarinë e transaksionit apo nevoja të tjera.

Kryeministri Zaev informon se në Qeveri posaçërisht kanë biseduar për këtë çështje, ministri I Punëve të Brendshme Oliver Spasovski bëri thirrje disa herë, ndërsa qëndrimi është se pa dallim nëse janë deputetë, ministra, udhëheqës të institucioneve, të gjithë duhet të punojnë në interest ë qytetarëve.

“Kuptoj edhe të menduarit radikal, sjelljen pa përgjegjësi dhe gjithçka, port ë shkaktojnë dëme të pariparueshme për popullin e vet, nuk mund të kuptoj”, tha kryeministri Zoran Zaev

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments