10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTaravari: Shkojmë me kontra-hapin ndaj BDI-LSDM-së, finalizojmë marrëveshjen me VMRO-DPMNE-në

Taravari: Shkojmë me kontra-hapin ndaj BDI-LSDM-së, finalizojmë marrëveshjen me VMRO-DPMNE-në

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka bërë të ditur se janë kah fundi negociatat për koalicion mes partisë nga ku vjen ai, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së.

Siç tha, bashkëpunimi trepalësh do të ndodh në komunat ku koalicioni ASh-AAA-ja kanë interes.

Ka bërë të ditur, se ky është një kontra-hap i koalicionit mes Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ne negociojmë me të gjitha partitë politike edhe me VMRO-DPMNE-në. Unë besoj se do të mbarojmë me negociatat dhe jemi kah fundi i negociatave. Është normale që do të kalojë në organet partiake dhe shpresoj se brenda javës së ardhshme ndoshta, ndoshta do ta zyrtarizojmë dhe do ta nënshkruajmë një marrëveshje të tillë dhe kjo do të publikohet në mënyrë transparente para të gjitha mediave. Për Shkupin ende nuk kemi ndonjë qëndrim, megjithatë nëse bëhet bashkëpunim, kuptohet se ai bashkëpunim do të bëhet për shumicën e komunave ku ne si parti politike kemi interes, do të thotë bashkë Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe VMRO-DPMNE-ja. Ne kërkuam nga BDI-ja që të garojmë bashkërisht, por siç e dini, ata para disa javësh bënë koalicion me LSDM-në. Në mënyrë automatike ne jemi të detyruar dhe do ta bëjmë hapin e radhës, që paraqet kontra-hap i asaj që e bënë LSDM dhe BDI-ja”, tha Taravari, transmeton TV21.

Ka bërë të ditur se do të kenë kandidat edhe në Kërçovë, duke shtuar se tashmë vota shqiptare është e përçarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments