8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Me BDI-në nuk kemi dallime konceptuale

Zaevi: Me BDI-në nuk kemi dallime konceptuale

Qeveria do të mbështesë krijimin e komisioneve hetimore ose fillimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe monitorimin e rasteve të caktuara gjyqësore që kanë krijuar mosbesim dhe tensione ndëretnike.

Ndërkohë, personat të cilat deri më tani kanë pasur probleme me shtetësinë – së shpejti do t’u rregullohet statusi… deklaroi në intervistë ekskluzive për gazetën KOHA, kryeministri Zoran Zaev. Ai në intervistë flet edhe për reformat në shërbimin e sigurisë, gjyqësor, për ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Covid-19… Mes tjerash, mohon të ketë dallime konceptuale me BDI-në, pasi siç shprehet kryeministri, që së bashku e kanë hartuar Programin qeveritar.

“Me BDI-në kemi arritur marrëveshje për koalicion qeveritar për të zbatuar plotësisht Programin e Qeverisë. Koalicioni me BDI-në dhe PDSH-në është krijuar nga frika e përbashkët se vendit i duhen institucione efikase, të forta me kapacitet dhe legjitimitet të plotë që do të punojnë në mënyrë efektive për të kapërcyer pasojat e koronavirusit dhe për të adresuar sfidat e ardhshme të pandemisë. Ne i kemi harmonizuar përcaktimet tona programore në Programin e Punës së Qeverisë për periudhën 2020-2024. Së bashku ndajmë angazhimin tonë të fortë dhe vullnetin politik për vazhdimësinë në zbatimin e prioriteteve strategjike të vendit tonë: Energji e re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike, zhvillim të qëndrueshëm, sundim i shtetit të së drejtës dhe institucione të forta, arsim modern, kohezion të brendshëm, ballafaqim efektiv me pandeminë globale të KOVID-19, anëtarësimin aktiv në NATO, vullnetin e fortë për të filluar dhe përfunduar me sukses negociatat mbi kapitujt për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Këto përparësi janë udhëzuesi ynë për katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Zaev në intervistë për gazetën KOHA.

Ai thekson se në Program shkruan se Qeveria do të inkurajojë veprime afirmuese për kategori të ndryshme qytetarësh, por kjo nuk devijon nga parimi ynë i mbështetjes së punësimeve të reja, si dhe krijimit të vendeve të reja të punës. “Këto përcaktime burojnë nga Programi ekonomik i Qeverisë, i cili është i barabartë për të gjithë. Çdo kompani, në varësi të masës për të cilën aplikon, do të marrë mbështetje, ngase kjo është një nga prioritetet tona. Një mbështetje e tillë nuk bën asnjë ndryshim në përkatësinë etnike të pronarëve të kompanive ose kandidatëve për punësim. Nuk është në përputhje me Kushtetutën, e cila përcakton se e drejta për të punësuar dhe qasje në punë është e barabartë për çdo qytetarë të vendit tonë. Nga ana tjetër, si Qeveri që siguron zhvillim të barabartë dhe të ekuilibruar të të gjitha rajoneve, nën veprimin afirmues mund të bimë dakord për programet e mbështetjes së punësimeve për rajone ose qytete ku statistikat thonë se numri i të papunëve në një rajon është më i madh, krahasuar me një rajonet tjera. Ne jemi të gatshëm të mbështesim këtë aspekt social në politikat e punësimit. Por, edhe një mbështetje e tillë nuk njeh punësimin e çelësit etnik. Angazhohemi për një ekonomi konkurruese, ndërsa në ekonomi konkurruese nuk ka vend përveç kompetencës dhe profesionalizmit të njerëzve”, nënvizon Zaev.

Kryeministri Zaev në intervistë për gazetën KOHA ka deklaruar se Qeveria do të mbështesë krijimin e komisioneve hetimore ose fillimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe monitorimin e rasteve të caktuara gjyqësore që kanë krijuar mosbesim dhe tensione ndëretnike. “Qeveria ashtu si në mandatin e mëparshëm, do të mbështesë krijimin e komisioneve hetimore ose fillimin e mbështetjes dhe monitorimit ndërkombëtar për raste të caktuara për të cilat u krijuan mosbesime dhe tensione ndëretnike. Për më tepër, ne do të propozojmë detyrime ligjore me të cilat Prokuroria Publike do të duhet të informojë rregullisht dhe vazhdimisht publikun për punën e saj dhe progresin në rastet që ndiqen nga qytetarët. Vetëm me punë transparente do të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin, por edhe me mosbesimin ndaj sundimit të ligjit që kanë qytetarët”, ka theksuar Zaev në intervistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments