15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni hap lëndë për emërimin e drejtorëve në Fondin e shëndetësisë, nënshkruajnë...

Antikorrupsioni hap lëndë për emërimin e drejtorëve në Fondin e shëndetësisë, nënshkruajnë pa mandat?

linku https://zhurnal.mk/antikorrupsioni-hap-lende-per-emerimin-e-drejtoreve-ne-fondin-e-shendetesise-nenshkruajne-pa-mandat/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=antikorrupsioni-hap-lende-per-emerimin-e-drejtoreve-ne-fondin-e-shendetesise-nenshkruajne-pa-mandat

Një lëndë e re nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit u hap pas një aplikimi anonim në lidhje me zgjedhjen e njërit prej drejtorëve në Fondin e shëndetësisë. Gjegjësisht, tek një nga drejtorët më 26 maj 2019, mandati i tij u ndërpre, por asnjë konkurs publik nuk u shpall nga Bordi Drejtues siç përcaktohet me ligj dhe pas një afati të skaduar prej një muaji e 10 ditësh, më 4 korrik të të njëjtit vit, i njëjti drejtor u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Fondit, gjë që është me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor.

Anëtari i Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Nuri Bajrami sqaroi se gjatë shqyrtimit të kësaj lënde (për Orhan Ramadanin) ata hasën në një shkelje tjetër të tillë të Ligjit me emërimin e Danail Doncev si ushtrues detyre i drejtorit (më 3 gusht 2018. Ai u emërua ushtrues detyre i drejtorit pas shkarkimit të Saso Stefanovskit, pas 6 muajsh konkursi nuk do të shpallej dhe më 6 shkurt ai u emërua edhe një herë drejtor i përkohshëm).

Ndryshe, ashtu si thuhet drejtori Ramadani ka nënshkruar edhe përkundër përfundimit të mandatit të tij dhe pa të drejtë duke bërë kështu shkelje ligjore.

“Kompetenca për publikimin e një njoftimi për zgjedhjen e drejtorëve bëhet nga ana e Bordit, por në rast se drejtori shkarkohet për ndonjë arsye atëherë një njoftim nuk publikohet dhe Qeveria emëron drejtor të përkohshëm dhe menjëherë duhet të fillojë një procedurë nga Bordi drejtues për zgjedhjen e Drejtorit, ligjet nuk respektohen dhe në këtë rast ka lëshime nga Qeveria dhe Ministria. Projektvendimi ynë është që të iniciojmë shkarkimin e Bordit të Fondit të shëndetësisë”, tha Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments