ZAEVI është në rrezik, a do të arrijë MPB-ja ta mbrojë.

120

Për shkak të kërcënimeve për jetën e kryeministrit nga jashtë, është shtuar siguria rreth kryeministrit të dorëhequr Zoran Zaev. Burimi i kërcënimit nuk bëhet i ditur, por vihet re në lëvizjen e tij të kufizuar, daljen publike dhe takimet e kufizuara me qytetarët.

Burime të pa verifikuara nga MPB bëjnë të ditur se kërcënimet për jetën e kryeministrit në dorëheqje kanë ardhur nga Zvicra dhe serioziteti i tyre ka shkaktuar shqetësim tek shërbimet e sigurisë, pas çka është forcuar siguria personale e Zaevit.

Ministria e Brendshme nuk konfirmon e as mohon, përkundrazi shpjegon se bëhet fjalë për një dokument të klasifikuar.

  • Masat dhe aktivitetet e ndërmarra për sigurimin e kryeministrit të RSM-së realizohen ekskluzivisht në përputhje me “Planin për sigurimin e kryeministrit”, i cili është dokument i klasifikuar, thuhet në përgjigjen e MPB-së.Shqetësuese është situata në MPB, ku sistemi është “djathë zvicerane”, shërbime krejtësisht jofunksionale, korrupsion, joprofesionalizëm, sidomos folezim i bandave kriminale në sistemin e institucionit. A mundet një Ministri e Brendshme e tillë t’i sigurojë mbrojtje kujtdo qoftë edhe kryeministrit të vendit?
  • Shërbimet për shtyp të Qeverisë, nga ana tjetër, nuk kanë informacion për gjendjen e sigurisë në lidhje me kryeministrin.
  • https://mkdenes.mk/post10419/