3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeZAEV: TRIFONOVI TA KORIGJOJË DEKLARATËN “MAQEDONASOVERIOR”

ZAEV: TRIFONOVI TA KORIGJOJË DEKLARATËN “MAQEDONASOVERIOR”

Kryeministri Zoran Zaev pret që lideri I partisë bullgare “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov ta korigjojë deklaratën ku maqedonasit I emërton si “maqedonaso-verior”.

Shoumeni televiziv bullgar Trifonov pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajëtn gjatë fundjavës, paralajmëroi se do ta formojë qeverinë, kurse krahas projekteve që do t`I realizojë, tha se do të dërgojë dy astronaut bullgar në hapësirë, një burrë dhe një grua” si dhe një astronaut “maqedonasoverior”

“Kur dikush na quan me atë që nuk jemi, kjo na lëndon. Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase, ashtu sikurse miqtë dhe vëllezërit tanë janë bullgarë dhe flasin gjuhën bullgare. Unë pres të korigjohet me deklaratën, për shkak se është parti politike me mbështetje më të madhe nga qytetarët e Bullgarisë” – ka deklaruar Kryeministri Zaev.

Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Bullgari nuk arritën të japin një fitues të qartë dhe sërish do të jetë e vështirë formimi I qeverisë. Partia e Bojko Borisovit GERB dhe ajo e Slavi Trifonovit “Ka një popull të tillë” janë baraz me rreth 24% të votive, kurse partia e tretë BSP ka rreth 13% të votave. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments