8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBE -KPMG: Konsum i dyfishtë i cigareve të falsifikuara

BE -KPMG: Konsum i dyfishtë i cigareve të falsifikuara

Konsumi i cigareve të paligjshme ose të falsifikuara në BE gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, është pothuajse dyfishuar. Ky konsum u rrit me sa 87 përqind, sipas studimit të KPMG.

Pjesa e cigareve të paligjshme, të cilat u shtohen cigareve të falsifikuara dhe të kontrabanduara, aktualisht është 7.8 përqind, që është rreth 34 miliardë cigare.

“Një faktor në rritjen e cigareve të falsifikuara në BE është pandemia e koronavirusit,” tha Alexander Scheneger, drejtori i Philip Morris në Austri.

Për shkak të kufijve të mbyllur, lëvizshmëria e qytetarëve, por edhe e grupeve kriminale zvogëlohet.

Vitin e kaluar, 129 fabrika të cigareve të falsifikuara u zbuluan në Evropë, nga 93 një vit më parë. Cigaret u prodhuan në mënyrë të paligjshme në më shumë se 16 vende, katër më shumë se në 2019.

Sipas Schneneger, vetëm në Poloni janë zbuluar 80 impiante të prodhimit të cigareve të falsifikuara. Pastaj vjen Greqia me tetë, Belgjika me gjashtë, ndërsa Spanja me katër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments