15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmePas fitimit të zgjedhjeve, kryeministri i Bullgarisë bën deklaratën e papritur: Do...

Pas fitimit të zgjedhjeve, kryeministri i Bullgarisë bën deklaratën e papritur: Do t’ju çoj në hapësirë, do shikojmë yjet

Kjo deklaratë është parë si provokim i rëndë në Shkup, por edhe si mesazh se vështirë që të bisedohet me të për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Diplomatë dhe ish-diplomatë maqedonas thonë po ashtu, se me klasën politike aktuale bullgare vështirë se do të hiqen paragjykimet që kanë ata për Maqedoninë e Veriut dhe historinë e saj.

BULLGARI-Lideri i partisë anti-elitë “Ka një popull të tillë” Slavi Trifonov, i cili doli fitues i zgjedhjeve në Bullgari, paraqiti idetë e tij për dërgimin e tre astronautëve në hapësirë, dy nga Bullgaria dhe një maqedonas.

“Është koha për të parë yjet, jo Tokën.Do të anëtarësoj Bullgarinë në Agjencinë Europiane Hapësinore. Do të bëj gjithçka për të dërguar një burrë dhe një grua bullgare në NASA. Do bëj gjithçka që është e mundur që edhe një astronaut nga Maqedonia e Veriut t’u bashkohet atyre. Do fillojmë të shikojmë yjet”, tha Trifonov

Kjo deklaratë është parë si provokim i rëndë në Shkup, por edhe si mesazh se vështirë që të bisedohet me të për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Diplomatë dhe ish-diplomatë maqedonas thonë po ashtu, se me klasën politike aktuale bullgare vështirë se do të hiqen paragjykimet që kanë ata për Maqedoninë e Veriut dhe historinë e saj.

(dosja.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments