14.4 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajmeZaev duke lëshuar mjekër mendoi se ua lëshoi mjekrën shqiptarëve : Nuk...

Zaev duke lëshuar mjekër mendoi se ua lëshoi mjekrën shqiptarëve : Nuk mundemi për një ditë t’i vendosim bullgarët në Kushtetutë, do të ndodhë para inkuadrimit në BE

Lajmi interaktiv

Pra Zaevit shkurt e shqip ,pa rregjistrim të popullatës nuk ka gjë…atëherë do dihet edhe numri sakt i Bullgarëve në RMV por edhe i maqedonasëve sepse mediat bullgare qaqrkullojnë numër deri 300.000 bullgarë autokton dhe me pasaporta kur do i hiqet kjo numrit të popullsise maqedonase nga rregjistrimi i vitit 2001 që bie se tash bullgarë janë deri 15% ,atëherë maqedonasit dalin më pak se 49 % ..pra pse insiston Zaevi para rregjistrimit sepse ai don edhe ti futë bukllgarët që mund të mos dalin në numër në rregjistrim por edhe ti ruaje numrat e maqedonasve …pra tek regjistrimi do i nxehe ndërkombëtarët .i përgjigjemi maqedonisht Zoki bidi dobar deçko kako si lep i intelektualac so brada jo tash por kur të vije ajo kohë para inkuadrimit në BE nuk i dihet kur mund të jetë pas 10 viteve ….Zoki don me na shëtit me bugarski vozine zgjedhjeve por tash me futjen e bullgarëve në kushtetutë ….

==========================

Lajmi aktiv që qarkullon

https://zhurnal.mk/zaev-nuk-mundemi-per-nje-dite-ti-vendosim-bullgaret-ne-kushtetute-do-te-ndodhe-para-inkuadrimit-ne-be/

Shkup, 26 korrik – Kryeministri Zoran Zaev sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse bullgarët do të vendosen në Kushtetutën tonë, tha se para vetë inkuadrimit në BE hapet Kushtetuta me qëllim që të ndryshohet pjesa e përbashkët me vendet anëtare të BE-së, dhe atëherë vendosen edhe bashkësitë më të vogla etnike të cilat janë të pranishme dhe jetojnë në vend, ndërsa nuk janë të shënuara në të.

“Prej para disa viteve u hap një debat i tillë në kërkesë të kroatëve në shtet, por edhe të malazezëve. Ne të fundit e ndjekim shembullin e të gjitha vendeve evropiane, gjegjësisht vendet veçanërisht Ballkani, unë e tregoj Kroacinë, Shqipëria tashmë e ka bërë. Në inkuadrimin e saj, në momentin e inkuadrimit në BE, hapet Kushtetuta sepse duhet të ndryshohet pjesa e përbashkët me vendet anëtare të BE-së dhe atëherë vendosen edhe bashkësitë më të vogla etnike të cilat janë të pranishme dhe jetojnë në vendin tonë ndërsa nuk janë të vendosura në Kushtetutë. Ne nuk kemi kurrfarë paragjykime. Nëse dikush kërkon nesër ta bëjmë këtë edhe po të duam nuk mundemi. Nuk kemi dy të tretë, as nuk duhet, por publikisht e themi sepse bullgarët dhe kroatët, malazezët dhe egjiptianët dhe shumë bashkësi tjera etnike do të vendosen në Kushtetutën tonë në sy të inkuadrimit”, theksoi Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve nëse vendosen bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, a do të kërkohet reciprocitet gjegjësisht vendosje e maqedonasve në Kushtetutën bullgare, duke e marrë parasysh atë se ka edhe maqedonas në Bullgari, Zaev tha se kjo është e drejtë e Bullgarisë dhe se përzierja në punët e brendshme të vendit fqinj nuk është porosi e miqësisë.

“Kjo është e drejtë e Bullgarisë. Çdo herë është mirë të ketë reciprocitet, por përzierja në punët e brendshme të vendeve fqinje nuk është porosi e miqësisë. Kjo u mbetet atyre. E them si nevojën tonë, ndërsa jo për shkak të asaj që Bullgaria e kërkon. Kam thënë, para dy-tre viteve është hapur kjo, bashkësia kroate e hapi, pastaj ajo malazeze, kanë nevojë reale, ata janë qytetarët tanë, të lindur këtu, jetojnë këtu. Edhe krahas bashkësive të cilat tani i kemi maqedonasit, shqiptarët, romët, turqit, vllehët, boshnjakët, serbët edhe bashkësitë tjera janë lindur këtu, baballarët, gjyshërit kanë lindur këtu, fëmijët linden këtu, atdhe tjetër nuk kemi dhe thjeshtë barazinë edhe në kushtetutshmërinë e shtetit duhet ta kemi parasysh. Dhe theksoj se edhe njëherë kjo është për shkakun tonë, jo për shkak të asaj që Kroacia, Mali i Zi ose Bullgaria e kërkojnë ose kushdo tjetër”, u përgjigj Zaev.

Të premten kryerësi i detyrës shef i diplomacisë bullgare Svetllan Stoev deklaroi se Ministria e Punëve të Jashtme do të dëshironte që bullgarët në Maqedoninë e Veriut të vendosen në Kushtetutën e vendit së bashku me popujt tjerë të numëruar në të

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments