16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZaev: MPB t’i hetoj "bombat", unë nuk kam gisht

Zaev: MPB t’i hetoj “bombat”, unë nuk kam gisht

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka mohuar të qëndrojë pas “bombave” të fundit të publikuar në opinion kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në të cilat ai dëgjohet duke intervenuar te ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovki.

Në një konferencë për shtyp, Zaevi i mohoi akuzat e deputetitMilloshoski, duke theksuar se nëse i posedonte këto materiale, atëherë të njëjtat do t’i bënte publike në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, si dëshmi e drejtpërdrejtë për ndikimin në gjyqësor.

“Definitivisht ne obligimin tonë e kemi përmbyllur dhe nga fundi i vitit 2015 i kemi dorëzuar të gjitha materialet në PSP. Publikuam pako prej 35 ‘bombave’ dhe kur arritëm Marrëveshjen për Qeverinë e Perzhinos, ndaluam së publikuari. Materialet i përgatitëm në hard-disqe dhe tekstualisht i dorëzuam. Mos të harrojmë se kush përgjonte, pasi ne pranuam vetëm një pjesë të materialeve, respektivisht rreth 30 për qind e materialeve të përgjuara”, tha Zaevi.

Njëkohësisht, ai i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të kyçet më zbulimin e asaj se kush i publikon këto “bomba”. Ndryshe, javën e kaluar në kanalin social “Youtube”, u publikuan pesë biseda telefonik në të cilat dëgjohet zëri i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Kësisoj, temë e bisedës është një lëndë e babait të tij në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut. Komunikimi zhvillohet mes tij dhe ish-kryetarit Jovo Vangellovski, për ankesën të cilët Shoqata e Vozitësve të Kërçovës, kryetar i së cilës ishte babai i Milloshoski, e ka dorëzuar kundër babait të tij. Hyrja në bisedë në këtë rast bëhet më përshëndetje dhe prezantimit nga ana e deputetitMilloshoski. Nga ana tjetër, ish-kryetari i Gjykatës Suprme, Vangellovski, e mirëpret dhe e udhëzon te gjykatësi i cili e shqyrton lëndë.

Menjëherë pas këtij lajmi, vetë deputeti Milloshoski, u deklarua në rrjeti social “Facebook”, dhe e konfirmoi bisedën në fjalë, duke potencuar se këto përgjime janë bërë në mënyrë të paligjshme nga DSK-ja, në vitin 2011. Sipas tij, në këtë mënyrë ish-kryeministri Zoran Zaev, ka kryer shantazhimin e deputetëve, zhvatjen e sipërmarrësve, frikësimin e pronarëve të mediave e kështu me radhë. Nga ana tjetër, Prokuroria Publike, ende nuk ka dalë me qëndrimin rreth asaj se vallë po hetohet publikimi i këtyre materialeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments