7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKRYEMINISTRI KURTI S’E PLANIFIKON TAKIMIN ME PRESIDENTIN THAÇI

KRYEMINISTRI KURTI S’E PLANIFIKON TAKIMIN ME PRESIDENTIN THAÇI

Nga zyra e kryeministrit, sapo është publikuar agjenda e kryeministrit Albin Kurti për ditën e nesërme.

Në këtë agjende, askund nuk është planifikuar takimi me presidentin Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Insajderi.

Duket se kryeministri Kurti, do ta refuzojë këtë ftesë të presidentit, ani pse, Thaçi, ka njoftuar se do të takohet me të gjithë liderët vendor, për tu informuar, konsultuar dhe koordinuar për çështjet e interesit shtetëror. 

eksa Thaçi e ka thirrur në takim Kurti, në orën 13:00, ky i fundit, në agjendën e tij nuk ka paralajmëruar se ka ndonjë takim tjetër, përpos:

“Kryeministri Albin Kurti pret në takim z. Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF) VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 10:30 2. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e Kuvendit VENDI: Kuvendi i Kosovës KOHA: 11:00 3. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 14:00 4. Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 15:30​”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments