7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi / Po sugjerimeve të VMRO-DPMNE-së për PSP-në, “bombat” nuk do të...

Zaevi / Po sugjerimeve të VMRO-DPMNE-së për PSP-në, “bombat” nuk do të vlejnë për rastet pas 30 qershorit të vitit 2017

Është përpunuar  version i ri për ligjin e PSP-së, në të cilin  në segmente të caktuara pranohen një pjesë e madhe e sugjerimeve të VMRO-DPMNE-së dhe tashmë janë dërguar  deri te përfaqësuesi i  partisë më të madhe opozitare,  theksoi kryeministri Zoran Zaev në punëtorinë “Garancion për rininë” në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport.

Ai pret sot të shqyrtohet nga ana e opozitës, ndërsa nesër të fillojnë  negociatat në nivel të grupeve të punës.

“Pas këtyre sugjerimeve që i pranuam në bazë të amendamenteve të tyre,  është bërë hap i rëndësishëm”, tha Zaev dhe shtoi se kjo në tërësi edhe ishte kërkuar  nga Delegacioni Evropian dhe Komisioni i Venecias, ndërsa janë respektuar edhe linjat e kuqe për këto punë. “Jo për shkak të asaj që Komisioni Venecias dhe Evropa atë e kërkuan  nga ne,  por për shkak të sistemit tonë juridik dhe parimet për të cilat mundohemi”, tha Zaev.

Kryeministri tha se  i di të gjitha detajet  në katër aspektet  ku janë bërë ndryshimet të cilat, siç tha,  kanë impakt serioz  ndaj thelbit të amendamenteve të parashtruara nga VMRO-DPMNE. Zaev pret pas këtyre ndryshimeve procesi të arrijë dhe u lut  të ndodh sa më shpejtë për shkak të procedurës parlamentare.

Në lidhje me kërkesën e opozitës për hedhje të “bombave” si dëshmi,  kryeministri tha se ajo çështje është pranuar.

“Bombat”, ose materialet për përgjim të paautorizuar nuk do të jenë në këtë procedurë dëshmuese në punën e ardhshme të Prokurorisë Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Atje  qartë qëndron në nenin 105, paragrafi 4, se “bombat”, më nuk do të jenë në procedurë dëshmuese, ndërsa dëshmitë e materialeve normalisht do të ekzistojnë”, ato janë të gjalla”, tha Zaev.

Sqaroi se “bombat”, që tashmë janë në procedurë gjyqësore në 18-të lëndët e PSP-së do të vazhdojnë edhe më tutje të shfrytëzohen, derisa për lëndët pas 30 qershorit të vitit 2017 ato nuk do të jenë dëshmi në procedurat.  …qendro BDI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments