10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeYuri Kim i shkon në zyrë Bashës: Nuk mbështesim asnjë kandidat

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës: Nuk mbështesim asnjë kandidat

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka paralajmëruar ashpër drejtpërdrejt presidentin e republikës Ilir Meta. Mbrëmjen e së premtes diplomatja amerikane ka publikuar një prej mesazheve më të forta prej momentit që ajo ka mbërritur në Shqipëri duke e bërë të qartë se kërcënimet e Ilir Metës për procesin zgjedhor  meritojnë dënim.

AMBASADORE E SHBA

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”

Por kur pak orë na ndajnë nga dita e votimit, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim nuk është kufizuar vetëm tek mesazhet në rrjetet sociale.

Sot paradite ajo ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të takuar liderin  e opozitës Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, dhe në fokus ka qenë procesi zgjedhor i 25 prillit. Në një postim në rrjetet sociale ambasadorja amerikane sqaroi se ka takuar të gjithë liderët politikë për të mbështetur të drejtën e qytetarëve për të votuar të qetë e të lirë.

“Takova sot kryetarin e PD Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë dhe në paqe.”

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka qenë një prej zërave më të fortë në këtë fushatë zgjedhore në mbrojtje të një procesi  zgjedhor të qetë; të lirë e të ndershëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments