19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePTHP: Është bërë bastisje në hapësirat e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”...

PTHP: Është bërë bastisje në hapësirat e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup

Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të hetimit kundër katër personave, për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit, ka kryer bastisje në hapësirat e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup të cilat i ka përdorur drejtuesi i dyshuar i personit juridik dhe janë marrë kompjuterë, konfirmojnë nga Prokuroria.

Informojnë se në hetimin e deritanishëm nuk janë gjetur materiale lidhur me provimet pranuese të dëgjuesve të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

“Sa i takon Softuerit për dhënien e provimit pranues në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë i njëjti është marrë”, theksojnë nga PTHP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments