Aktori i njohur Ylber Murtezi prej sot është drejtor i ri në Teatrin Shqiptar në Shkup. Me vendim të Ministrisë së Kulturës, ai është caktuar ushtrues detyre drejtor, shkruan Gazeta Lajm. Ministria e ka emëruar Murtezin, pasi drejtorit të deritanishëm, Adem Karagës i ka skaduar mandati.
“Jo, sepse priten procedurat e ministrisë së Kulturës. Vendimi është marrë nga ministri i Kulturës, z. Hysni Ismaili. Presim procedurat sepse vendimi duhet të shkojë në Teatrin Shqiptar për emërimin tim si ushtrues detyre drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit. Besoj se ishte koha, kolegu im ishte gati 18 vite drejtor i Teatrit Shqiptar. E vërteta është se nuk është shkarkuar, por i ka mbaruar mandati. Uroj që në të ardhmen primare të jetë të bëhet hapja e objektit të Teatrit që është zvarritur tepër. Unë si ud. drejtor në Teatër do të shkojë me një koncept ndryshe të funksionimit”.