6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVuk Drashkoviqi / Rusia na e deshi të keqen që e refuzoi...

Vuk Drashkoviqi / Rusia na e deshi të keqen që e refuzoi rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës

Shkrimtari dhe politikani Vuk Drashkoviq, i cili dikur ka qenë edhe kryediplomati i Serbisë, ka thënë në një emision televiziv thotë se, serbët e ndërtojnë kombin nga ata që e kanë bërë gjenocidin në Srebrenicë.

Drashkoviq tha se Rusia nuk ua deshi të mirën kur e kishte refuzuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

“Dihen me emra dhe mbiemra se kush e ka bërë gjenocidin në Srebrenicë. Por, ata nuk janë kombi serb. Mirëpo, ne e ndërtojmë kombin nga ta. Në themi se Rusia na ka mbrojtur nga ‘damka’ e gjenocidit, për shkak se nuk ka lejuar që rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombet e Bashkuara, që këta kriminelë konkretë të damkosen si kriminelë. Sepse thonë se kjo do të ishte damkë për të gjithë popullin. Neve na duan të keqen ata që krejt kombin serb e barazojnë me ata kriminelë, të cilët do të duhej të dëboheshin nga kombi serb”, ka thënë Drashkoviq.

Ai ka shprehur shumë kritika edhe për serialin televiziv serb “Porodica” (Familja) që flet për familjen e Slobodan Millosheviqit, duke thënë se është gabim i jashtëzakonshëm lartësimi i tij si personalitet. /telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments