11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVuçiqi na solli vaksinat për Shën Valentin! Vaksinimi fillon të mërkurën, nuk...

Vuçiqi na solli vaksinat për Shën Valentin! Vaksinimi fillon të mërkurën, nuk do të ketë për të gjithë që janë paraqitur

Edhe pse në pandemi dhe me rekomandime për mos-grupim, megjithatë me përqafim u përshëndetën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i vendit tonë, Zoran Zaev. Në pikën kufitare Tabanoc, mbi 10 automobila zyrtarë, funksionarë dhe politikanë pritën një pako me vaksina.

“Hajde Zoki do ngrijmë”.

E porositi Vuçiq Zaevin para fjalimit zyrtar.

Kryeministri Zaev pranim-dorëzimin e vaksinave e vlerësoi si akt të miqësisë dhe ndihmë e parë nga populli fqinj serb ndaj popullit të RMV-së.

 “Është shumë e rëndësishme që vaksinat e para në vendin tonë arritën pikërisht nga Serbia vëllazërore dhe miqësore dhe do të mbulojnë të gjithë punëtorët shëndetësorë, mjekët, motrat medicinale dhe të gjithë ata që punojnë në kovid qendrat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Nga 8 mijë vaksinat e paralajmëruara, arritën 4 680, për shkak se në ampulat, shishet e Pfizer pakohen nga 5 vaksina, d.m.th. dërgesa është e përbërë nga 926 shishe. Dërgesa e plotë ishte e paketuar në një kuti, në të cilën kishte shenja për ruajtjen e përmbajtjes së dërgesës.

Nga pala serbe, erdhi delegacion shtetëror i udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiq, ndërsa me furgon të Entit shëndetësor Torllak nga Beogradi u soll deri te kufiri.

Presidenti serb kishte ftoftë kështu që mezi priti ta përfundojë fjalimin.

 “Unë ngrina andaj do të jem i shkurt, ndërsa po shoh se as ju nuk keni nxehtë. Jam i lumtur që arritëm ta bëjmë këtë. Mundeshim edhe para 10 ditëve dhe dua që të gjithë qytetarët e RMV ta dinë. Kishim probleme me marrjen e lejes për eksport, për shkak se procedurat janë shumë rigoroze”, u shpreh Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë.

Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani janë paraqitur 4000 punëtorë shëndetësorë për vaksinim kundër Kovid-19. Prej tyre rreth 2000 janë në Qytetin e Shkupit, ndërsa të tjerët nga qytetet tjera. Me vaksinimin do të fillohet të mërkurën.

 “Gjatë ditës së nesërme do të përfundojë procedura në Agjencinë e barërave, pas çka, vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punëtorët shëndetësorë në Klinikën modulare në Qendrën klinike”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Pas përfundimit të pranim-dorëzimit, kryeministri Zaev dhe presidenti Vuçiq shkuan në drekë në Kamnik. Këtë informacion në Instagram e ndau Vuçiq duke u falënderuar për mikpritjen. Gjatë kësaj jave pritet të arrijnë edhe 200 mijë vaksinat nga kompania kineze “Sinofarm”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments