19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKoalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa: Një kuti vaksina për një Jugosllavi...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa: Një kuti vaksina për një Jugosllavi të re

Sot, kur lajmi i ditës është se Republika e Serbisë ia ka dhuruar vaksinat e para Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kur është ngritur në këmbë gjithë shteti serb dhe ky yni, për të pranuar jo më shumë se një kuti të vogël vaksinash, që nuk mjaftojnë as për kabinetin e Zaevit e të partnerit të tij Ahmeti, ajo që flet më shumë në këtë rast nuk është sasia e vaksinave, sa simbolika e donatorit. Ardhja e presidentit serb, Vuçiq, dhe pluhuri medial që është ngritur në Tabanoc, synon të japë mesazhin se “vëllai juaj i madh nuk ju braktis”.Dhe, kjo nuk është problem për Zaevin, i cili edhe ashtu drejton një parti trashëgimtare të jugosllavizmit, por është shumë indikative pritja e Vuçiqit edhe nga zëvendëskryeministri Artan Grubi heshtja e partisë shqiptare që para disa muaj desh përjetoi sulm në zemër nga rrahja e gjoksit për “kohën e kryeministrit të parë shqiptar”. A nënkupton pritja e Grubit dhe heshtja e BDI-së edhe miratim për “vllaznillëkun” Zaev-Vuçiq dhe a mos është kjo shprehje e dashurisë së hershme, si ajo e ministrit aktual të Financave për eprorët ushtarakë serbë?!Për koalicionin Aleanca për Shqiptarët & Alternativa është i qartë synimi i Vuçiqit, për të luajtur rolin e patronit ballkanik, por kjo – përveç që flet për një qeveri që i ka lënë qytetarët pa vaksina – njëherazi flet më shumë për (pa)fuqinë e kësaj qeverie për të ndërtuar partneritet perëndimor në politikat integruese dhe shëndetësore.Sidoqoftë, ne duam t’ia bëjmë me dije kësaj qeverie, më saktë partnerëve të saj, se ata mund ta ëndërrojnë Vuçiqin, madje Fatmir Besimi mund të vazhdojë të takohet edhe me gjeneralët serbë që kanë kryer krime në Kosovë, por ta dini së shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të gatshëm për të pranuar një Jugosllavi të re.Nëse ju mendoni se me vaksina i blini zemrat e qytetarëve shqiptarëve, dijeni se e keni shitur shumë lirë shpirtin tuaj dhe e keni rrezikuar të ardhmen evropiane të këtij vendi.Këtu na duhet të ritheksojmë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë përcaktuar për integrim të plotë në BE dhe nuk bëjnë kompromis me këtë synim.Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternativaShkup, 14.02.2021

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments