8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeSela uron Kurtin: Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek...

Sela uron Kurtin: Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u ka uruar Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit fitoren e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata! Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!” ka shkruar Sela./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments