6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeVuçiqi i kënaqur me marrëveshjen për targat, por thotë se Serbinë e...

Vuçiqi i kënaqur me marrëveshjen për targat, por thotë se Serbinë e presin ditë të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sot është arritur një zgjidhje kompromisi për krizën në veri të Kosovë dhe se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës do të tërhiqet të shtunën deri në orën 16:00, paralelisht me këtë edhe heqja e barrikadave në veri. Ai vuri në dukje se Serbia ndodhet para një periudhe të vështirë, të bisedimeve për Asociacionin.

Presidenti i Serbisë konfirmoi se pala serbe në Bruksel pranoi, siç njoftoi BE, një propozim kompromisi për de përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe e konsideroj të rëndësishme për palën tonë”, tha Vuçiq.

“Është parashikuar tërheqja e ROSU (njësisë special) dhe ky është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR -it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”, tha presidenti serb, transmeton Telegrafi.

Siç raporton B92, presidenti serb theksoi se nuk do të ketë heqje të targave serbe, gjegjësisht pagesë për targat e përkohshme RKS.

Vuçiq gjithashtu tha se sipas pikës 1 të marrëveshjes, të dyja palët në Bruksel ranë dakord të tërhiqet ROSU nga Jarina dhe Bërnjaku, së bashku me heqjen e barrikadave, më 2 tetor nga ora 8 e mëngjesit, dhe që ROSU të tërhiqet më së voni deri në orën 16 të asaj dite.

Gjithashtu, KFOR -i do të vendosë forcat e tij para zbatimit të marrëveshjes në Jarinë dhe Bërnjak dhe do të qëndrojë për rreth dy javë, për të ruajtur sigurinë e mjedisit dhe lirinë e lëvizjes.

Sipas pikës dy të marrëveshjes, tiketat ngjitëse në targa do të vendosen nga 4 tetori në orën 8 të mëngjesit, si masë e përkohshme deri në zgjidhjen përfundimtare, e cila është shtyrë për ca kohë, dhe e cila do të diskutohet në Bruksel.

“Këtë e konsideroj sukses të madh të palës sonë”, tha Vuçiq.

Gjithashtu, me pikën 3 u dakordua për një Grup Punues, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe do të kërkohet një zgjidhje të përhershme për targat, bazuar në standardet dhe praktikat evropiane.

“Takimi i parë do të jetë më 21 tetor dhe për gjashtë muaj Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij dhe zgjidhjen përfundimtare për nivelin më të lartë të formatit të dialogut. Kjo është ajo që është arritur,” tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Serbia ndodhet para një periudhe të vështirë.

Ne po përballemi me një periudhë të vështirë bisedimesh dhe një luftë të vështirë për Asociacionin. Unë nuk besoj se ata do të pajtohen me këtë. Është e mundur që ata të vijnë dhe të thonë: ‘Ne nuk pranojmë’. Është e mundur që ata do të vazhdojnë fushatën kundër Serbisë. Me rendësi është të bisedojmë dhe të mos krijojmë raporte armiqësie. Kjo tregon nervozizmin e dikujt. Ju nuk i pranoni obligimet tuaja, vetëm merrni të drejtën tuaj”, shpjegoi ai.

“Kam lexuar marrëveshjen dhe kam paraqitur të mirën dhe të keqen. Mendoj se është korrekte ndaj qytetarëve. Do të shihni reagimet në Prishtinë. Për gjysmë ore, një orë, ata do të akuzojnë njëri -tjetrin. Unë do të doja të gjeja disa zgjidhje më të qëndrueshme, por kjo nuk nënkupton njohjen e Kosovës”, tha ai.

Ai tha se vazhdimisht ka qenë në kontakt me kryenegocitorin serb në Bruksel dhe me Listën Serbe.

“Tridhjetë herë në ditë jam dëgjuar me Petkoviqin dhe Listën Serbe. Nuk mund t’ju them se sa kam fjetur ditët e fundit. Faleminderit Kurti që ka problem me mua. Askush nuk mund t’i bënte një kompliment të tillë”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai do të vazhdojë të punojë për të ruajtur interesat serbe dhe për të ruajtur sigurinë në rajon.

Ai tha se mangësitë e marrëveshjes janë se deri të një zgjidhje më e vështirë do të arrihet në një periudhë prej gjashtë muajsh.

Një mangësi tjetër është se marrëveshja mundëson përdorimin e targave serbe, por realisht do të jetë e mundur vetëm në veri të Kosovës.

“Për serbët në pjesën tjetër të Kosovës, nuk është aq problematike sepse të gjithë tashmë kanë targa të Kosovës”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments