11 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmeVon der Leyen takohet në Shkup me Pendarovskin e Xhaferin

Von der Leyen takohet në Shkup me Pendarovskin e Xhaferin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo sot gjatë ditës është takuar në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Ky i fundit në një postim në Facebook ka dhënë detaje nga bisedimet me von der Leyen.

“Në takimin e punës me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bisedonim për përgjegjësinë politike të gjithë partive në miratimin e ndryshimit të Kushtetutës dhe proceseve reformuese në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Xhaferi.

Përveç Xhaferit, e para e Komisionit Evropian është pritur në takim edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

“Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuam për fazat e ardhshme të negociatave pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe dinamikën e zbatimit të reformave. Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin nga BE për integrimet tona evropiane”, ka shkruar Pendarovski në një postim në Facebook.

Kujtojmë se von der Leyen nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas Prishtinës, von der Leyen do të vazhdojë vizitën ne Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Vizita në Ballkanin Perëndimor vjen pas pjesëmarrjes së von der Leyen në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë më 16 tetor.Sipas autoriteteve por edhe njohësve të çështjeve evropiane von der Leyen pritet t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e Brukselit në procesin e reformave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments