1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaAutoMotoVolvo S60 i prodhuar në Amerikë vjen në Europë

Volvo S60 i prodhuar në Amerikë vjen në Europë

Volvo ka filluar të eksportoj nga SHBA modelin e ri S60, i cili prodhohet në fabrikën në Karolinë të Jugut.

Njësitë e para të brezit të ri sedan Volvo të projektuara për tregun evropian mbërritën në portin belg Zebrig, ku do të transportohen në një qendër të shpërndarjes në Gent.

Kontingjenti i parë i modeleve S60 është dedikuar për rrjetin e shitjes në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Finlandë, Holandë, Belgjikë, Irlandë, Britani të Madhe, Itali, Spanjë, Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni, Rumani, Hungari, Çeki, Slloveni dhe Bullgari.

Gjatë 2019, S60 i ri gjithashtu do të transportohet për klientët në mbarë botën, duke përfshirë Turqinë, Australinë dhe Zelandën e Re, si dhe në 93 shtete nga Afrika, Lindja e Mesme dhe rajoni Azi-Paqësor.

Prodhimi i brezit të fundit sedan S60 filloi gjashtë muaj më parë, dhe është planifikuar që këtë vit në Karolinën e Jugut të prodhohen rreth 50,000 automjete, nga të cilat mbi 50% janë për eksport.

Volvo do të nisë në SHBA në vitin 2022 prodhimin edhe të një modeli tjetër, gjenerata e ardhshme e SUV XC90 dhe kapaciteti i fabrikës do të zgjerohet në 150,000 makina në vit.

Generated by pixel @ 2018-12-30T14:07:45.475178

Volvo S60 kishte premierën në qershor të vitit 2018. Kjo limuzinë bazohet në një platformë të modifikuar mekanike SPA dhe ndan teknologjinë me modelet V60 dhe XC60.

S60 i ri në treg do të jetë konkurrent me modele të tilla si BMë 3, Mercedes C Class, Audi A4, Jaguar XE, Alfa Romeo Giulia dhe Lexus IS.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments