8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVOA / Tiranë: Pashka festohet mbyllur në shtëpi. Kishat dhe katedralet e...

VOA / Tiranë: Pashka festohet mbyllur në shtëpi. Kishat dhe katedralet e boshatisura.

Në Shqipëri, besimtarët e Krishterë festuan sot Pashkët katolike. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ishte e boshatisur nga besimtarët e shumtë.

Në salllë ishin pak besimtarë të shpërndarë mjaft të larguar nga njëri tjetri. Ceremonitë i drejtoi Imzot George Frendo, i cili tha se këtë Pashkë po i drejtohej besimtarëve përmes internetit dhe televizionit.

Ai u dha kurajo besimtarëve në përballimin e Koronavirusit, sepse Shqipëria ka përjetuar situata shumë më të vështira se sa sot, tha ai.

“Sot nuk flitet përveç se për virusin vdekjeprurës dhe vdekjet. Mesazhi i Pashkëve nuk mund të na transformojë në profetë të mjerimit. Sot Jezusi tërheq vëmendjen tonë drejt gjërave të bukura që na rrethojnë dhe drejt një të ardhmeje më të mirë. Ngjallja e Krishtit na frymëzon atë shpresë për të cilën ne, si individë dhe si popull, kemi aq shumë nevojë sot. Shpresa lind kurajë. Mos të shkurajohemi kur dëgjojmë për numrin e madh të të prekurve nga virusi. Shqipëria ka përjetuar situata shumë të vështira, më të vështira sesa situata e tanishme” – tha Imzot Frendo.

Imzot Frendo u bëri thirrje besimtarëve të mos e braktisin Shqipërinë, dhe të kenë besim, sepse Pashka, tha ai, është fitorja e dritës mbi errësirën, është fitorja e drejtësisë mbi korrupsionin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments