15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Zekiri nuk mund të bënte kriminilatet milionësh,pa e njohurtuar kreun e...

VMRO-DPMNE: Zekiri nuk mund të bënte kriminilatet milionësh,pa e njohurtuar kreun e mafias në pushtet

VMRO-DPMNE opozitare beson se përderisa njerëzit varfërohen, elita qeverisëse e LSDM-së dhe BDI-së është e pasur përmes krimit dhe korrupsionit.

“Rasti i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Punëve të Jashtme, Muhamed Zekiri, si dhe i paraardhësit të tij Rashkovski, kanë keqpërdorur funksionin dhe kanë bërë një marrëveshje kriminale në vlerë totale prej gati 1 milion euro. Përkatësisht, Zekiri u ka paguar gati 1 milion euro dy shtetasve kroatë në bazë të kontratës për shërbime konsulente për privatizimin e institucionit shtetëror Makedonski Posti, për të cilin nuk ka pasur tender dhe në fund ka marrë një “punim seminarik”. Një krim i tillë miliona dollarësh nuk mund të bëhet pa dijeninë e kreut të mafies”, thuhet në reagimin me shkrim të kësaj partie.

Ata shtuan se hetimi duhet të shtrihet për të gjithë personat e përfshirë.

“Prandaj pyesim, a ka mundësi që njerëzit më të afërt të Zaevit të vjedhin, e të mos i japin atij asnjë euro? E sa nga paratë që ka marrë Muhamed Zekiri, rreth 1 milion euro, kanë përfunduar në xhepin e kumott Zaevit apo të shefit të ri Kovaçevskit?”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments