6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Zaevi keqpërdor flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së...

VMRO-DPMNE: Zaevi keqpërdor flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së çmimit të derivateve të naftës

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO_DPMNE-së thuhet se “Zaev e keqpërdor procedurën me flamurin evropian për ta vjedhur popullin përmes rritjes së çmimit të derivateve të naftës”.

“Zaev dëshiron ta shtyjë tatimin e krizës prej 4.13 denarëve për çdo litër përmes të ashtuquajturës procedurë kuvendare me flamur evropian, me të cilën shkurtohet mundësia për debat në Kuvend”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, Zaev e din se në procedurë të rregullt VMRO-DPMNE do të bllokojë këtë politikë të dëmshme që në vjet do të kushtojë 54 milionë.

“Keqpërdorimi i flamurit evropian devalvon edhe vet procedurën dhe qëllimin e saj. Zaev me të ashtuquajturin tatim godet bujqit, transportuesit, mullistët, taksistë, Zaev godet popullin”, thonë nga kjo parti.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Zaev ta tërheqë këtë Propozim-ligj duke thënë se ky ligj do të shqyrtohet pas ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments