4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePak histori / Gara për Tetovën, të gjitha ose asgjë...(të mos harrojmë...

Pak histori / Gara për Tetovën, të gjitha ose asgjë…(të mos harrojmë …tash jemi në vitin 2021 ?!)

Zgjedhjet lokale dita ditës po afrohen ndërsa gara për Tetovën do të jetë më e fuqishma ndër të gjitha proceset zgjedhore lokale deri më tani. Lufta për pushtet lokal respektivisht matja e fuqive në këtë cikël zgjedhorë dë të jetë në Tetovë, shkruan TOP24.

Shikuar në kronologji në zgjedhjet lokale të vitit 2009 gara për qytetin e Tetovës bëhej mes BDI-së dhe PDSH-së, ku BDI garonte në mandatin e dytë me kryetarin aktual, Hazbi Likën ndërsa PDSH, me rektorin e USHT-së Sadi Bexheti. Kjo ishte një nga garat më të rëndësishme për PDSH-në e cila pas ndarjes me DR-në e Imer Selmanit ishte buzë greminës.Por që fitorja e Sadi Bexhetit e ktheu ate në një subjekt të qëndrueshëm opozitarë.

Në zgjedhjet e vitit 2013 në garën për komunën e Tetovës BDI kishte vendosur të kthente këtë komunë nën menaxhimin e saj dhe për kandidat nxori nënkryetaren e BDI-së, Teuta Arifi-n, e cila në atë kohë ishte zëvendëskryeministre dhe kishte vendosur të kandidonte për Tetovën përballë kandidatit të PDSH-së, Sadi Bexheti i cili kandidonte për mandatin e dytë. Në këto zgjedhje Teuta Arifi mori nën menaxhim komunën e Tetovës dhe ndodhi ndryshimi i pushtetit mes PDSH-së dhe BDI, ndërsa në këto zgjedhje PDSH fitoi Strugën dhe Studeniçanin që u duk si një shkëmbim komunash me dy subjekteve.

Zgjedhjet e vitit 2017 do të ishin si një nga ciklet ygjedhore ku gara për Tetovën po ngushtohej mes të fortëve, nga njëra anë kryetarja Teuta Arifi do vazhdonte garën për mandatin e dytë, nga Lëvizja Besa, kryetari i kësaj partie Bilall Kasami hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe kishte vendosur të sfidonte kryetaren aktuale Teuta Arifi e ndërsa nga ana tjetër Aleanca për Shqiptarët kishte zgjedhur njeriun më të respektuar Adnan Nezirin i cili ishte i punësuar në komunën e Tetovës për të garuar në këto zgjedhje. Gara mes treshes pa dyshim ishte e fuqishme, plot argumente dhe në nivel. Por në rrethin e dytë garën e vazhduan Teuta Arifi nga BDI e cila kishte siguruar 13.265 vota dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa kishte siguruar 8.767 vota, shkruan TOP24.

Në rrethin e dytë të procesit zgjedhorë të vitit 2017, Teuta Arifi konfirmoi mandatin e dytë me një diferencë të ngushtë prej 18.136 vota karshi kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami i cili siguroi 17.113 vota. Kjo diferencë e ngushtë prej 1023 votash ia siguroi Teuta Arifit madatin e dytë si kryetare e Tetovës dhe njëherësh një nga kryetarët e parë që merte mandatin e dytë në Tetovë.

Zgjedhjet e Tetorit të vitit 2021 duket se do të jenë zgjedhjet më të forta politikisht mes subjekteve shqiptare ku gara për Tetovën duket se do të jetë “Të gjithë o asgjë” garë e cila do të jep sinjal për orientimin e masës në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare si dhe gara që do të përcaktoj fatin e disa partive në vend.

Gara për Tetovën do të jetë e fortë mes të fortëve, të paktën nga ajo që deri tani është parë dhe konfirmuar zyrtarisht sidhe nga ajo që përflitet në koluaret e partive. Partia Demokratike Shqiptare tani më ka konfirmuar publikisht kandidaturën e Sadi Bexhetit për kryetarë komune, Bexheti po tenton të rikthej nën menaxhim këtë komunë si dhe një ringritje tjetër për PDSH-në, ndërsa për këtë garë sërish ka vendosur të kandidoj edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili në vitin 2017 nuk ariti ta fitonte këtë komunë për një diferencë të vogël prej 1023 vita. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk kanë konfirmuar nëse Teuta Arifi, kryetarja aktuale e Tetovës do të shkoj në garën për një mandat të tretë, por ndryshe nga ajo zyrtarja, Teuta Arifi në mënyrë intensive është në teren gjë që len të kuptohet se kryetarja aktuale do të garoj për mandatin e tretë. Nga Aleanca për Shqiptarët përfliten shumë emra por nga koluare të ndryshme në ASH, flasin për pakënaqësi rreth emrave që përfliten dhe mosmundësisë që deri tani të përcaktojnë një kandidat.

Pavrsisht kandidatit të ASH-së, gara për Tetovën do të jetë mes treshes Teuta Arifi, Bilall Kasami dhe Sadi Bexheti, ku këta do të luftojnë për mbijetesë dhe ringritje të subjekteve që përfaqësojnë.TOP24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments