8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE / Zaevi e ka keqpërdorur fatin tragjik të të masakruarve në...

VMRO-DPMNE / Zaevi e ka keqpërdorur fatin tragjik të të masakruarve në liqenin e Smillkovit

Zoran Zaev është turp  edhe si politikan edhe si njeri. Zoran Zaev sot tregoi se nuk ka fytyrë, as nder, as dinjitet  madje edhe kur bëhet fjalë për tragjedi të njerëzve. Zoran Zaev sot e pranoi se ka manipuluar në mënyrë brutale  me familjet e viktimave nga masakra  në liqenin e Smillkovit.

Të përkujtojmë se Zaev në periudhën e viteve 2015-2017 i ka gënjyer familjarët dhe prindërit e viktimave nga masakra në liqenin e Smillkovit, por edhe opinionin e tërësishëm  në Maqedoni se ka pasur dëshmi  se të akuzuarit janë të pafajshëm, se ka pasur përfaqësues nga pushteti i asaj kohe të cilët janë involvuar, dhe në deklarata publike ka thënë  se ka pasur dëshmi të ndjeshme për të vërtetën e re për rastin dhe ngatërrime të ngjashme.

Tani pa turp dhe pa fytyrë del para gjykatës dhe tërhiqet. E ka keqpërdorur masakrën, fatin tragjik, gënjeshtrat dhe tani bëhet  dinak.

Për shkak të kësaj gënjeshtre dhe për shkak të shumë gënjeshtrave tjera,  skandalet kriminele dhe korruptuese  t’u kërkojë falje njerëzve dhe të tërhiqet nga politika sa më shpejtë. Nëse jo, qytetarët  do ta mposhtin në zgjedhjet e ardhshmme më 12 prill.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments