19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBoki 13 mbetet në burg, Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e...

Boki 13 mbetet në burg, Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e tij

Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, mbetet në paraburgim. Ankesa e tij për të lënë Shutkën është refuzuar nga Gjykata e Apelit dhe ai do të vazhdojë të mbetet në dhomat e paraburgimit në Shutkë. Avokati i tij, si dhe ai personalisht, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar që dënimin që ai po vuan në burg të zëvendësohet me burgim spitalor duke pretenduar se shëndeti i tij është përkeqësuar tepër kohët e fundit. Nga momenti i arrestimit 8 muaj më parë ai është dërguar në spital të paktën 55 për shkaqe të ndryshme shëndetësore.

Boki 13 ndodhet në paraburgim që nga 15 korriku i vitit të kaluar kur u arrestua në kufirin Maqedoni-Greqi, ndërsa ishte me pushime verore me shoqen e tij Lila Filipovska. Ai akuzohet për rasti “Rreket”, së bashku me prokuroren speciale Katica Janeva për zhvatje të 1.5 milion eurove nga biznesmeni Orce Kamchev, duke premtuar se do të kishte rrethana lehtësuese për çështjen “Perandoria” ku ai është i përfshirë .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments