13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Sipas Indeksit të Mjerimit, Maqedonia është ndër vendet e para në...

VMRO-DPMNE: Sipas Indeksit të Mjerimit, Maqedonia është ndër vendet e para në Evropë

Maqedonia është në krye të vendeve evropiane sipas Indeksit të Mjerimit, theksoi sot VMRO-DPMNE. Në njoftimin e partisë më të madhe opozitare thuhet se Maqedonia është e dyta, pra e treta nëse përfshihet Turqia, në krye të listës në Evropë. Ky indeks, i cili është një kombinim i normës vjetore të inflacionit dhe normës së papunësisë, u krijua nga ekonomisti amerikan Arthur Okun dhe ishte veçanërisht i popullarizuar në vitet ’70 të shekullit të kaluar me shfaqjen e stagnimit.

Partia opozitare paralajmëron se indeksi i mjerimit është sërish në qendër të vëmendjes në mbarë botën pasi inflacioni rritet dhe papunësia mbetet relativisht e lartë. Përmes indeksit të mjerimit, siç shpjegohet, mund të përcaktohet vuajtja ekonomike e një vendi nga inflacioni dhe papunësia, sepse papunësia më e lartë çon në të ardhura më të ulëta në përgjithësi, dhe inflacioni më i lartë çon në kosto më të larta jetese.

  • Në vendin tonë, mjerimi ekonomik dhe vuajtja sociale e qytetarëve të Maqedonisë nga inflacioni i lartë dhe shkalla e lartë e papunësisë është ndër më të lartat në Evropë. Kjo strukturë politike ka nxitur inflacionin në nivele që nuk kemi pasur që nga viti 1995 dhe shkalla e papunësisë është ende një nga më të lartat në Evropë dhe qeveria nuk po zbaton politika për ta ulur atë. Kjo është arsyeja pse varfëria po rritet. Mjaft nga qeveria më e pasuksesshme në historinë e pavarur të Maqedonisë, thekson VMRO-DPMNE
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments