10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaEkonomiDrejtori i Vero Maqedoni pret që çmimet të vazhdojnë të rriten, por...

Drejtori i Vero Maqedoni pret që çmimet të vazhdojnë të rriten, por me më pak dinamikë

Petar Denkovski, drejtori i përgjithshëm i “Vero Makedonija”, pret që çmimet e produkteve në shitje me pakicë të vazhdojnë të rriten, por me dinamikë të reduktuar në periudhën e ardhshme.

“Pritjet tona nuk janë shumë optimiste. Besojmë se çmimet do të vazhdojnë të rriten edhe më tutje, por jo me këtë ritëm si deri më tani dhe do të vihet nën kontroll, por rritja e çmimeve nuk do të eliminohet”, thotë Denkovski për Bloomberg Adria.

Statistikat treguan një rënie të lehtë në tregtinë me pakicë, më së shumti për shkak të rënies së shitjeve të produkteve ushqimore. Sipas tij, rënia e tregtisë me pakicë është rezultat i uljes së fuqisë blerëse të popullsisë.

“Sipas analizave tona, ka disa arsye për këtë. Arsyeja më e madhe e rënies së fuqisë blerëse është rritja e çmimeve të produkteve, prandaj familjet i planifikojnë ndryshe buxhetet e tyre familjare. Ndikim kanë edhe pagat në sektorin real, të cilat nuk rriten dhe nuk ndjekin normën e inflacionit. Natyrisht, nuk duhet lënë jashtë as momentin psikologjik në kushte krize kur konsumatorët janë të shqetësuar për të ardhmen dhe shpenzojnë gjithnjë e më pak, ose kursejnë për kohë më të vështira”, thotë Petar Denkovski.

Sipas Denkovskit, konsumatorët më së shumti përqendrohen në ushqimet bazë, ose produktet që janë në shitje, ku mund të marrin më shumë produkte për më pak para. Ai nuk mendon se masa e qeverisë për kufizimin e marzheve ka sjellë rezultatet e dëshiruara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments