7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Në vend të faljes dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e LSDM dhe...

VMRO-DPMNE: Në vend të faljes dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e LSDM dhe BDI, shohim ofendime dhe tallje me qytetarët

“Afera “Parazitët” nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie antishtetërore dhe kriminale. Përderisa njerëzit mbesin të papunë çdo ditë dhe nuk mund të mbijetojnë muajin, zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së me drejtoritë e tyre mbushin xhepat me para publike dhe rezultati i tyre është zero e pastër”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Një nga listat që renditet në krye për nga pasuria në kurrizin e qytetarëve është Zoran Kitanov, i cili si kryetar i bordit të drejtorëve në Telekom i emëruar nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, merr pagë mujore mbi 6200 euro. Nëse llogaritet, Kitanov do të ketë në llogarinë e tij gati 300 mijë euro për një mandat 4 vjeçar.

Zëvendës i tij në Telekom, i emëruar nga qeveria, Sadulla Duraku nga BDI, paga e tij mujore është 1500 euro ose për 4 vjet do të fitojë mbi 80 mijë euro. Ndërsa anëtarja joekzekutive e bordit të drejtorëve Shkodrane Dardhishta, e cila u lirua në opinion pas deklaratave të saj në të cilat kërcënonte me luftë, merr pagë mbi 1000 euro çdo muaj, ose 50 mijë euro për një mandat

Përderisa vendi është në krizë energjetike, dhe qytetarët paguajnë më shumë për energjinë e konsumuar, drejtori i ELEM-it, Vasko Kovaçevski, fiton mbi 1700 euro në muaj.

1700 euro për Kovaçevskin, ndërsa çdo ditë ndodhin aksidente dhe defekte në sistemin energjetik dhe nuk ka para për rinovimin dhe përmirësimin e kapaciteteve energjetike.

Kovaçevski do të fitojë mbi 80 mijë euro për 4 vjet ose një mandat.

Lista e parazitëve në llogarinë e shtetit sa vjen e rritet dhe nga këta parazitë nuk shohim asnjë përgjegjësi, përkundrazi po tallen dhe shajnë qytetarët.

“Heshtja e Dimitar Kovaçevskit për fyerjet e Ljupço Zikovit ndaj qytetarëve do të thotë miratim ose këto ofendime janë me urdhër të tij”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments