7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE me reagim ndaj deklaratës së Zaevit: Cili eshalon janë Den Donçev...

VMRO-DPMNE me reagim ndaj deklaratës së Zaevit: Cili eshalon janë Den Donçev dhe Rashkovski?( video)

Krimi dhe korrupsioni janë në eshalonin e parë dhe eshaloni i parë i Qeverisë janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjithë krimin dhe korrupsionin dhe të shkojnë në burg.

Kështu u shpreh zëdhënësi i opozitares VMRO-DPMNE Dimçe Arsovski, duke i replikuar kryeministrit Zaev, i cili ditë më parë tha se nuk ka korrupsion tek zyrtarët e lartë. Arsovski numëroi disa nga personat e eshalonit të parë për të cilët ka dyshime se kanë bërë zhvatje ose krime.

“Është më se e qartë pse investimet e huaja largohen nga Maqedonia dhe përfundojnë në vendet e tjera. Ne jemi bërë një vrimë e zezë në Evropë, vetëm sepse kjo qeveri është një nga qeveritë më kriminale në botë”, shtoi Arsovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments