16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Likova ishte në pritje të një fabrike, mori një gënjeshtër të...

VMRO-DPMNE: Likova ishte në pritje të një fabrike, mori një gënjeshtër të BDI-së,Lapidarin në Sllupçan,

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë reaguar pas përurimit të monumentit për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan.. Nga kjo parti thonë se komuna e Likovës po priste për fabrikë, ndërkaq monumentin e quajnë “gënjeshtër të BDI-së.”

“Është mirë që BDI të tregojë nëse ky projekt është nga agjenda e gjelbër, apo nga ajo standardja, kur duhet vjedhur, për të defokusuar vëmendjen me tema politike për përhapjen e nacionalizmit. Do të ishte mirë që Ahmeti t’ua shpjegojë përfitimin qytetarëve të Likovës nga monumenti, duke qenë se vendasit janë shpërngulur në mungesë dhe në pritje të pafund të investimeve. Likova ishte në pritje të një fabrike, dhe mori një tjetër marramendje, një monument dhe një gënjeshtër të BDI-së”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments