12.7 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeVizita e kryeparlamentarit bullgar Petkovit në Maqedoni në pikëpyetje! Pasi rezultoi...

Vizita e kryeparlamentarit bullgar Petkovit në Maqedoni në pikëpyetje! Pasi rezultoi pozitiv në Covid-19, mbetet në karantinë!

Vizita e kryeministrit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Kirill Petkov mund të mos realizohet, pasi i njëjti sipas mediave bullgare duhet të qëndrojë në karantinë 10-ditore.

Karantina vjen ngaqë Petkov ishte në mbledhjen e Këshillit të sigurisë ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Nikolla Minçev i cili pas takimit nuk ndjehej mirë, bëri testin për Kovid-19 dhe rezultoi pozitiv, transmeton TV21.

Minçev dhe të gjithë të pranishmit, sipas asaj që shkruajnë mediat bullgare do të duhet të qëndrojnë në karantinë 10-ditore, deri më 21 janar, ndërkaq vizita e Petkovit në Shkup ishte paralajmëruar për më 18 janar.

Në paraqitjen para mediave pas përfundimit të mbledhjes, pjesëmarrësit mbanin maska, megjithatë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i autoriteteve shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments